Politike

Berisha: Rama bëri grusht shteti në Kuvend, përgjigjen e merituar do e marrë nga qytetarët më 10 shkurt

Berisha vijon me akuza ndaj kreut të qeverisë, për shkelje të ligjit dhe kapje të pushtetit të drejtësisë, duke bllokuar autoritetet kushtetuese për ngritjen e akuzave ndaj cilitdo që shkel ligjin.

3 Shkurt 2026, 12:50 Nga D.S
Berisha: Rama bëri grusht shteti në Kuvend, përgjigjen e merituar
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka bërë një 'grusht shteti' në parlament.

Berisha vijon me akuza ndaj kreut të qeverisë, për shkelje të ligjit dhe kapje të pushtetit të drejtësisë, duke bllokuar autoritetet kushtetuese për ngritjen e akuzave ndaj cilitdo që shkel ligjin. Kryedemokrati Berisha, theksoi se me datë 10 shkurt do të jetë dita e uraganit të fuqishëm të lirisë, të shqiptarëve dhe të përmbysjes së këtij regjimi.

"Parlamenti është transformuar në një mburojë, në një parzmore të vjedhjeve të papërmbajtura, të plaçkitjes së papërmbajtur të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale që kryeson Edi Rama. Sot, parlamenti përsëri mblidhet, diskuton gjithçka vetëm e vetëm që të shurdhojë, vetëm e vetëm që të mbulojë krimin monstruoz që ka kryer, grushtin e shtetit, Edi Rama nëpërmjet tij, duke marrë pushtetin e drejtësisë, duke bllokuar prokurorinë dhe të drejtën kushtetuese, detyrimin e saj kushtetues për ngritjen e akuzave ndaj cilitdo që shkel ligjin.

Me këtë akt të pashembullt në historinë e vendit, dëshmon se jemi në kushte në të cilat qytetarët dhe vetëm qytetarët mund t’i japin përgjigjen më të merituar.
Është sot koha më shumë se kurrë 10 shkurti të shndërrohet në ditën e viganit, në ditën e uraganit të fuqishëm të lirisë, të shqiptarëve dhe të përmbysjes së këtij regjimi të urryer që nuk ndjek asnjë ligj, parim dhe as Kushtetutë.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd ps kuvend

Sondazh

Poll