Politike

“Janë mafiozë”, Meta: Nuk e njoh ligji e ri për betimin e anëtarëve të Kushtetueses, s’e dekretoj

17 Shkurt 2020, 21:07 Nga DOSJA
“Janë mafiozë”, Meta: Nuk e njoh ligji e ri për

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka sulmuar edhe njëherë Partinë Socialiste për ndryshimet që u bënë në ligjin e Gjykatës Kushtetuese, për formën e betimit të anëtarëve të kësaj gjykate. I ftuar sot në emisionin “Open” në Top Channel, Meta tha se nuk do e dekretojë këtë ligj pasi për të është anti-kushtetues. Më tej shtoi se për shkak të kësaj sjellje ndaj shtetit, shqiptarët po braktisin vendin, duke përmendur se së fundmi iku në Gjermani edhe kameramani i Presidencës.

Ata përgjigjen me ligje antikushtetuese dhe kriminale, unë do të përgjigjem me dekrete. Ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan, unë do të bëj punën time. Noterja deklaroi jo, tha ajo nuk është betuar në zyrën tim, ajo është betuar përjashta. Në zyrën time tha se kam konfirmuar firmën. Ajo tha se unë nuk mund të marrë kompetencat e Presidentit. Do të ketë dekrete kushtetuese. Nuk do ta njoh ligjin e tyre. Ata janë një Parlament me probleme të mëdha kushtetuese. Edhe zëvendësimet e opozitës janë jashtëkushtetues. Me miratimin e këtij ligji janë një herë e përgjithmonë.

Çfarë garancie kanë shqiptarët kur i bëjnë Presidentit këtë lojë, këta mafiozë. Kush ka besim se DAP-i fut njerëzit në administratën publike. Ndaj po zbrazet Shqipëria që vjen nga kjo krizë morale. Sot mora vesh që kameramani në Presidencë iku në Gjermani se do të marrë 3 mijë euro aty dhe radha tek ambasada gjermane ishte si në vitet ’90. Unë flas si njeri që është i shqetësuar për të ardhmen e këtij vendi dhe shpopullimi është problem i madh. Ky vend i ka të gjitha por ikin se shohin çfarë po vendoset këtu dhe tani nxjerrin këta kompani dhe që kërkojnë punëtorë nga Afrika”, u shpreh Meta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike betimi i gjyqtareve gjyqtaret e kushtetueses ilir meta betimi i gjyqtareve gjyqtaret e kushtetueses ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2020, 19:59

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku u mblodhë...