Politike

Lamallari i përgjigjet Blushit për arrestimin e Metës: Nuk u rrëmbye, as liria nuk i është mohuar

Gjatë fjalës së tij, Lamallari duke cituar raportin e Avokatit të Popullit u shpreh se Meta nuk është rrëmbyer gjatë arrestimit. 

3 Shkurt 2026, 11:40 Nga I.A
Lamallari i përgjigjet Blushit për arrestimin e Metës: Nuk u
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është përgjigjur pyetjeve të deputetit Tedi Blushi në lidhje me arrestimin e Ilir Metës. Gjatë fjalës së tij, Lamallari duke cituar raportin e Avokatit të Popullit u shpreh se Meta nuk është rrëmbyer gjatë arrestimit. 

Po ashtu ai thekson se pretendimet për mohim të lirisë së shprehjes dhe fjalës nuk qëndrojnë dhe se Meta po trajtohet njësoj si të gjithë të paraburgosurit e tjerë.  

"U tha një pretendim për mohim të lirisë së fjalës, së shprehjes, raporti përmend, citoj këtu në faqen 22, se në përfundim të shqyrtimit të këtij rasti, shprehim se përdorimi i lirisë së shprehjes duhet të bëhet në përputhje me nenin 10 të Konventës Kombëtare. Avokati i Popullit, vijon raporti, nuk promovon apo amniston përdorimin e gjuhës së urretjes, së ashpër, fyese apo denigruese në media por imponon detyrimin për përdorimin e saj në përputhje të përgjegjshme.

Sa i përket pretendimeve për burg politik, nga analizimi i informacioneve, rezulton se nuk qëndrojnë dhe janë të pabazuara, pra avokati i popullit konfirmon të kundërtën. Nuk ka persekutim politik. Dhe nuk kemi cënim të lirisë së shprehjes për sa kohë duhet balancë nga njëra anë lirisë së shprehjes dhe detyrimet që kanë institucionet për të garantuar sigurinë”, u shpreh Lamallari./Dosja.al

besfort lamallari

Sondazh

Poll