Politike

“Jemi në kulmin e sezonit të gripit, mijëra njerëz pa shërbim shëndetësor”/ Braçe në Kuvend: Dua pyetje-përgjigje me ministren! Mos thoni do ta shohim, por…

Ai u shpreh se jemi në pikun e periudhës së gripit dhe mijëra njerëz në atë zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë.

3 Shkurt 2026, 10:18 Nga D.S
“Jemi në kulmin e sezonit të gripit, mijëra njerëz pa
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u shpreh me tone të ashpra duke thenë se, ka paraqitur një kërkesë për pyetje përgjigje me ministrin e Shëndetësisë, lidhur me mos funksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë nr.5.

Ai u shpreh se jemi në pikun e periudhës së gripit dhe mijëra njerëz në atë zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë. Sipas Braçes, kërkesa është bërë me 19  janar dhe ende nuk është marrë një përgjigje.

"Kam paraqitur një kërkesë për pyetje përgjigje me ministrin e Shëndetësisë, lidhur me mos funksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë nr.5. Jemi në pikun e periudhës së gripit dhe mijëra njerëz në atë zonë nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë. Nga 19 janari është bërë kërkesa, sot data 3 shkurt. Ata njerëz prej 4 muajsh kanë në nevojë. Duhet të ishte edhe në interesin e ministrit të vinte në këtë pyetje përgjigje të kërkuar. Nuk pres përgjigje në Kuvend që duhet ta shohim, Se po hyjmë në majin e 5 me shërbim shëndetësor të kufizuar. Kur kthehet qendra shëndetësore në atë zonë?", tha Braçe./Dosja.al

erion brace kuvend seance plenare

Sondazh

Poll