Politike

Gjendja në Burgje/ Blushi interpelancë me Lamallarin: Në vend të rehabilitojnë, i keni kthyer në makineri çnjerëzore terrori

Në seancën e sotme plenare, ku po zhvillohet interpelanca me ministrin e Drejtësisë, Blushi u shpreh se, viktimë nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe burgosurit, por edhe vetë gardianët që janë shndërruar në skllevër. 

3 Shkurt 2026, 11:04 Nga D.S
Gjendja në Burgje/ Blushi interpelancë me Lamallarin: Në vend
Ted Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se burgjet dhe paraburgimi janë kthyer në vend të një institucioni rehabilitime, në një makineri dhune dhe terrori institucional.

Në seancën e sotme plenare, ku po zhvillohet interpelanca me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari,  Blushi u shpreh se, viktimë nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe burgosurit, por edhe vetë gardianët që janë shndërruar në skllevër. Sipas Blushit, kjo interpelancë është kërkuar për të dhënë llogari për një krim shtetëror.

“Ministër, ju kam thirrur në interpelancë për të dhënë llogari për një krim shtetëror të kryer me vetë dije, nga kthimi në institucion rehabilitimi, në një makineri çnjerëzore dhune, frike dhe terrori institucional. Në këto institucione të denjë për republikat e bananeve, viktimë nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe burgosurit, por edhe vetë gardianët që i keni shndërruar në skllevër”, u shpreh ai./Dosja.al

ted blushi lsi besfort lamallari

Sondazh

Poll