Politike

"Inteligjenca juaj është nën mesatare"/ Boçi i përgjigjet Ballës: Nuk jemi noterët tuaj ne

Gjatë fjalës në Kuvend, Boçi u shpreh se mbledhjet e thirrura për këtë komision kanë qenë të njëanshme nga ana e maxhorancës.

3 Shkurt 2026, 10:33 Nga I.A
"Inteligjenca juaj është nën mesatare"/ Boçi i
Luciano Boci

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi i është përgjigjur Taulant Ballës në lidhje me kërkesën për ndryshime të formulës për reformën Territoriale. Gjatë fjalës në Kuvend, Boçi u shpreh se mbledhjet e thirrura për këtë komision kanë qenë të njëanshme nga ana e maxhorancës.

Po ashtu ai ka theksuar se socialistët nuk mund t’i ndryshojnë komisionet sipas dëshirës e qejfit.  

“Nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve, është diskutuar, është dhënë ultimatum për mbledhjen nga komisioni për reformën territoriale. Një mbledhje e komisionit, kur ja një kyetar, thirret përmes dakordësisë së kryesisë së komisionit. Kurse komisioni i poaçëm thirret me urdhrin e një bashkëkryetari. Nuk ka dakordësi, nuk ka konsultim, unë jam bashkëkryetari. Kjo mbledhje është nul dhe mbledhjet e tjera nuk janë thirrur në konsulencë me kryesinë e komisionit, që përrbëhet nga du bashkëkryetarë. Ku është rregullorja e parlamentit, pazar është këtu? Kjo është e turpshme. Më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve. I morët të gjitha, merrni edhe komisionet e përhershme, pse nuk i merrni? Vijnë këtu anëtarët e komisionit të posaçëm dhe firmosin ndryshimin e përbërjes së komisionit. Noterët tuaj jemi ne? E bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale. I themi qytetarëve, ne do jemi në shesh, ne do japim opsionin tonë, por jo me ju,jo me shumicën e imponuar nga ju. Me ju çfarë nuk shihet, çfarë nuk dëgjohet," tha Boçi./Dosja.al

luciano boci

Sondazh

Poll