Politike

"Territorialja"/ Kapri i drejtohet Opozitës: Si do bashkëpunoni me Ramën, kur ju kërcënon

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri ka deklaruar se nuk mund të ulesh për të hartuar reforma me një kryeministër, i cili kërcënon me forcën e numrit të deputetëve dhe kartonëve.  

3 Shkurt 2026, 10:47 Nga I.A
"Territorialja"/ Kapri i drejtohet Opozitës: Si do
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti i partisë 'Mundësia' Erald Kapri i është drejtuar opozitës, duke i pyetur se si do të bashkëpunojnë me maxhorancën, kur Rama i kërcënon për të marrë pjesë në reformën 'Territoriale'. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri ka deklaruar se nuk mund të ulesh për të hartuar reforma me një kryeministër, i cili kërcënon me forcën e numrit të deputetëve dhe kartonëve.  

“Dua të kuptojmë, do të bashkëpunohet apo jo me Ramën? Si mund të ulesh me Ramën kur Rama të kërcënon thotë kam numrat dhe nuk pyes me ty. Dhe i lutemi Ramën tani na prit në komision është e pamundur me këtë kryeministër ku ka këtë dhunë kartoni të negociosh dhe të bësh reforma të mëdha. E pamë Reformën e Ramës në 2015 të pushtetit lokal dhe e pamë se çfarë ndodhi. Pushteti lokal është në gjendjen më të rëndë të mundshme”, tha Kapri./Dosja.al

erald kapri

Sondazh

Poll