Politike

"S'ju marrim vesh as me ChatGPT"/ Balla ultimatum Opozitës: Ju presim deri në darkë për 'Territorialen'

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla është shprehur se opozitën do ta presin deri në darkë nëse do të vijnë komision, ose do të ndryshojnë përbërjen për komisionin.

3 Shkurt 2026, 10:30 Nga I.A
"S'ju marrim vesh as me ChatGPT"/ Balla ultimatum Opozitës:
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla i ka dhënë një ultimatum Opozitës në lidhje me komisionin për reformën 'Territooriale'. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla është shprehur se opozitën do ta presin deri në darkë nëse do të vijnë komision, ose do të ndryshojnë përbërjen për komisionin. 

Balla ironizoi opozitën pas mbledhjes së grupit, duke thënë se çfarë thonë në darkë nuk e thonë në mëngjes.

“Ç’thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes. Doli dje ky zotëria, që as nuk kuptohej pyeta Chat GPT, dhe tha u tërhoqëm nga bojkoti. Këtë haber na sollët dje. Sot jeni tërhequr. Jeni aq kakofonikë sa për një çështje çoheni dy vetë. Jeni shpartalluar fare. Zonja dhe zotërinj të PD ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit? Këtë e keni deri në darkë, kur vjen votimi për pikën 12. Nëse na thoni do të vijmë në mbledhje, ok, nuk bëhet mbledhja me 8 se është gjysma e 16 por juve ju la pa shkollë Luli. Nëse keni ndërmend të vini na e thoni”, tha ai./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll