“FALEMINDERIT që na u gjendët”, Kryemadhi reagon për donacionet 1.15 mld euro: Të administrohen me transparencë dhe pë
TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur mirënjohje për të gjithë vendet e botës që dhuruan 1.15 miliardë euro për rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Kryemadhi shkruan në “Facebook” se miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira dhe se e gjithë ndihma duhet të shkojë pranë famijleve të pastreha.
“Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha. Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë. Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë,“-shkruan Kryemadhi.
Postimi i plotë:
Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira. Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin. Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha. Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë. Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë. Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm! Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj! Ju faleminderit!
Shqipëria mbledh 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. Menjëherë kanë nisur reagimet edhe në Shqipëri nga figurat më të larta politike. Reagon Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Nuk kanë munguar as reagimet nga socialistët, përfshirë ministrin fuqiplotë Bledi Çuçi.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
1.15 mld euro për Shqipërinë/ Petrit Vasili skeptik për ndihmën e KE: Me rëndësi mos të shkojnë dëm
TIRANË– Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar gjithashtu për shumën e donacioneve të mbledhura sot për dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Në Facebook...
1.15 miliardë euro për Shqipërinë, Çuçi: Mirënjohje për jetë e mot! Na pret punë e madhe para
TIRANË– Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me shumën e 1.15 miliardë eurove që u mblodhën në Konferencën e Donatorëve për rindër...
Shqipëria mbledh 1.15 mld €, Basha: Do sigurohemi që t’i shërbejnë për njerëzit. Braçe: Nuk preken lekët tuaja
TIRANË– Shqipëria ka arritur që të mbledhë 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 n...
Rama sfidon të gjithë: Mos vini bast për mua dhe qeverinë time sepse do humbisni! (VD)
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur dot gëzimin pas Konferencës së Donatorëve, nga e cila doli me 1.15 miliardë Euro për rindërtimin e Shqipërisë. N...
Që prej shtatorit pa ‘lider’/ Socialistët e Shkodrës kërkesë Ramës: Vendos Luan Harushën drejtues të PS, ka
SHKODËR– Socialistët e Shkodrës i kanë dërguar një kërkesë zyrtare selisë qëndore të PS-së në tyre në Tiranë dhe kreut të tyre, kryeministrit Edi Ram...
Dhuroi 115 mln €, Presidentja e KE: Do monitorohet rindërtimi, kemi nënshkruar marrëveshje me Ramën (VD)
BRUKSEL- Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka folur pas Konferencës së donatorëve, duke thënë se do dërgohen një grup ekspertësh në Shqipëri për të monito...
Meta përshëndet Konferencën e Donatorëve: Mirënjohje të thellë për të gjithë kontribuesit
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas Konferencës së Donatorëve, nga e cila Shqipëria ka dalë me duart plot, pasi janë mbledhur më shumë se 1 miliar...
Shqipëria mbledh 1.15 mld euro për rindërtim, Lulzim Basha: Detyra jonë, të sigurohemi që shërbejnë për njerëzit në n
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur nga Tirana donacionet e mbledhura në Konferencë për rindërtimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntor...
Mblodhi 1.15 mld euro për tërmetin, Rama se përmban gëzimin: Ursula, sot do të këndoja himnin e Liverpoolit për ju! Ja ç
BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp së bashku me presidenten e KE-së, Ursula von Der Leyen ka shprehur ndjesinë ndaj shumës që donacionev...