Aktualitet

"Policia, ndalo"/ Momenti kur u bastis baza e armëve në Selitë, nga pistoleta te gjysëmautomatiku, ja çfarë u gjet

Mësohet se nga operacioni u godit grupi kriminal që shiste armë zjarri të trafikuara nga Kosova në Tiranë. 

1 Shkurt 2026, 10:01 Nga I.A
"Policia, ndalo"/ Momenti kur u bastis baza e armëve në
Pamjet

TIRANË- Pamjet e operacionit të policisë në Selitë gjatë natës janë zbuluar. Mësohet se nga operacioni u godit grupi kriminal që shiste armë zjarri të trafikuara nga Kosova në Tiranë. 

Gjatë operacionit janë sekuestruar 8 armë zjarri  (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë. Po ashtu janë vënë në pranga 4 persona të këtin grupi kriminal./Dosja.al

operacion ne tirane

Sondazh

Poll