Sport

Ramos gëzon para kohe, Celta Vigo i merr një pikë me meritë Real Madridit

16 Shkurt 2020, 22:03 Nga DOSJA
Ramos gëzon para kohe, Celta Vigo i merr një pikë me meritë

Emri i madh nuk mjafton kur luan përballë Celta Vigos. Këtë e di mirë Real Madrid, i cili e mbylli fundjavën me një barazim 2-2 ndaj kësaj skuadre modeste në letër, por me shpirt gare të jashtëzakonshëm.

“Los Blancos” kryesisht e dominuan takimin, por skuadra mike u tregua mjaft efikase në mbrojtje dhe kryesisht e meritoi pikën e marrë. Smolov shënoi golin e parë për Celta Vigon pas 7 minutash lojë dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Toni Kroos ishte madrileni i cili shënoi golin e barazimit në pjesën e dytë, gjatë së cilës rrjeta u gjet 3 herë. Ramos më pas provoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe shënoi. U duk se Reali e siguroi fitoren, por në fund Celta Vigo shënoi sërish me lojtarin Mina.

Pavarësisht dy pikëve të lëna, “Los Blancos” vijon kryesimin e La Ligës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barazim celta vigo real madrid barazim celta vigo real madrid

Sondazh

Poll