Sport

Dybala kundër tifozëve të Juventusit: Mjaft fërshëllyet

17 Shkurt 2020, 10:13 Nga DOSJA
Dybala kundër tifozëve të Juventusit: Mjaft fërshëllyet

TORINO-Pas një serie prezantimesh jo bindëse dhe rezultateve negative, Juventus u kthye të fitojë kundër Brescias në kampionat përpara publikut të tyre.

Një nga më të mirët në fushë ishte Paolo Dybala,që zhbllokoi ndeshjen me një magji nga goditja e dënimit, por u konfrontua ashpër me tifozët e tij.

Pas golit spektakolar, Joya ka dashur ti japë një mesazh të fortë e të qartë tifozëve bardhezinj, përpara se të festonte me ‘maskën’ tradicionalen: Mjaft me fërshëllima.

Me gjeste të dukshme me duar, Dybala ftoi publikun në Stadium të reshtë së kontestuari. Juventus po merr veten dhe ka nevojë për mbështetjen e tifozëve të tij.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dybala torino dybala torino

Sondazh

Poll