Sport

Liverpool nuk ndalet, prenoton talentin më të madh të sezonit në Angli

17 Shkurt 2020, 16:20 Nga DOSJA
Liverpool nuk ndalet, prenoton talentin më të madh të sezonit

Edhe pse ka 22 pikë më shumë se Manchester City në Premier League, Liverpool gjithjë tenton përmirësimin e mëtejshëm. Klubi i kuq po mendon që tani për merkaton e verës.

Chamberlain, Keita, Matip, Origi apo edhe Shaqiri nuk arrijnë dot të gjejnë një vend në formacionin e trajnerit Jurgen Klopp. Megjithatë, kjo nuk e pengon strategun gjerman të bëjë ndërhyrjet e tij në merkato.

Synimi i tij porsa të mbarojë sezoni është Todd Cantwell. Talenti i Norwich-it konsiderohet si zbulimi i sezonit në kampionatin anglez. Për të mjafton një ofertë rreth 30 mln euro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll liverpool merkato futboll liverpool merkato

Sondazh

Poll