Sport

Skandal në Barcelonë, presidenti Bartomeu paguan për lajme të rreme për 5 katalanas

17 Shkurt 2020, 17:30 Nga DOSJA
Skandal në Barcelonë, presidenti Bartomeu paguan për lajme

Sot në Spanjë ndodhi një skandal i madh sportiv. Thuhet se presidenti i Barcelonës, Josip Maria Bartomeu, prej më shumë se dy vitesh paguan një kompani marketingu në rrjetet sociale, e cila përdor influencën e saj për të sulmuar disa figura kryesore të Barcelonës.

Ata janë Leo Messi, Gerard Pique, Xavi Hernandez, Joan Laporta dhe Pep Guardiola. Ky lajm i beftë u raportua fillimisht nga “Cardena Ser”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Barcelonës. Në një komunikatë zyrtare, klubi katalanas mohon kategorikisht të ketë lidhje me këto akuza të rënda dhe madje shton se nëse lajmi nuk korrigjohet dhe klubi përfshihet përsëri në ngjarje të tilla, do të marrë masa juridike.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona bartomeu skandali barcelona bartomeu skandali

Sondazh

Poll