Sport

Të fiksuar pas mbrojtësve, Bayern gati 60 mln euro për një tjetër “bishë”

17 Shkurt 2020, 18:02 Nga DOSJA
Të fiksuar pas mbrojtësve, Bayern gati 60 mln euro për një

Bayern nuk ngopet me mbrojtës. Edhe pse në verën që lamë pas bavarezët investuan rreth 80 mln euro për francezin Lucas Hernandez, në verën e ardhshme pritet një tjetër ndërhyrje e bujshme në repartin difensiv.

Sipas “France Football”, drejtuesit bavarezë kanë zgjedhur mbrojtësin e Leipzig-ut, Dayot Upamecano. Aktualisht ai po kalon një formë të shkëlqyer, ashtu si edhe në sezonin e kaluar.

Shtatlarti i mbrojtjes kërkohet nga disa klube big në Europë dhe Bayern është në dijeni për këtë. Klubi i rekordeve të Bundesligës do të ofrojë 60 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili ka edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin aktual.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern merkato upamecano bayern merkato upamecano

Sondazh

Poll