Gazetari shpjegon fondet e konferencës së donatorëve: 700 mln € janë borxhe, nuk i nevojiten Shqipërisë
TIRANË- Gazetari që mbulon fushën e ekonomisë në Top Channel, ka reaguar pas konferencës së donatorëve që u mbajt në Bruksel, ku Shqipëria arriti që të grumbullonte më shumë se 1 miliardë Euro grante dhe borxhe. Në një reagim në Facebook, Tomorri shkruan se këto ndihma nuk i nevojiten Shqipërisë, pasi nuk mund t’i përdorë dot borxhe sepse nuk ka hapësirë fiskale. “Kreditë e premtuara nga donatorët shkojnë direkt në rritje të defiçitit fiskal dhe rrjedhimisht edhe borxhit publik. Shqipëria nuk ka hapësirë buxhetore për të rritur borxhin”, shkruan gazetari
REAGIMI I PLOTË
Shuma prej 1.1 miliardë euro, e deklaruar nga Konferenca e Donatorëve si ndihmë për Shqipërinë, është impresionuese dhe mund të jetë një nga angazhimet më të mëdha solidare në rrafshin ndërkombëtar. Por duhen sqaruar disa gjëra shumë shkurt. Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 700 milionë euro janë kredi. Këto angazhime praktikisht janë të pavlefshme për dy arsye. E para, Shqipëria nuk mund t’i përdorë dot sepse nuk ka hapësirë fiskale. Kreditë e premtuara nga donatorët shkojnë direkt në rritje të defiçitit fiskal dhe rrjedhimisht edhe borxhit publik. Shqipëria nuk ka hapësirë buxhetore për të rritur borxhin. Arsyeja e dyte është edhe më e thjeshtë. Shqipëria nuk ka nevojë për borxhe konferencash. Qeveria shqiptare nuk është në pamundësi për të gjetur borxh. Vendi ynë sot del lirisht në tregjet ndërkombëtare të financave dhe mund të marrë borxh në çdo moment, madje me kosto të lirë. Herën e fundit, eurobondi shqiptar u emetua me interes 3.5 për qind, çka është një normë relativisht e ulët borxhi.
I vetmi përfitim që vendi do kishte nga kreditë e donatorëve do ishte nëse ata do i akordonin këto kredi me interesa më të ulëta se 3 për qind. Por sërish edhe ky do të ishte një përfitim i papërfillshëm. Këtu dalim tek pjesa e donacioneve që vlejnë me të vërtetë. Ato janë grantet, pra paratë falas. Sipas të dhënave paraprake, shuma e granteve te dhuruara nga Konferenca e Donatorëve vërtitet nga 300-400 milionë euro, pasi shifrat duhet ende të saktësohen. Për hir të së vërtetës, ky nuk është një kontribut i vogël, pasi behet fjalë për 2-3 për qind e PBB-se. Pra financimi i defiçitit buxhetor për gati 2 vjet dhe për këtë Shqipëria duhet t’u jetë mirënjohëse donatorëve. Por edhe këtu duhet sqaruar një element shumë i rëndësishëm. Sa prej këtyre parave janë disbursuar dhe harxhuar ndërkohë. Sepse shuma prej 300-400 milionë euro që mendohet se është angazhuar përfshin brenda saj edhe paratë, të cilat janë disbursuar nga qeveritë mike dhe janë shpenzuar nga qeveria jonë gjatë situatës së emergjencës. Ditët në vijim do të qartësojnë edhe më mirë përmasat e donacioneve si dhe kushtet e disbursimit të tyre. Megjithatë ky është një kontribut i rëndësishem dhe qeveria meriton vlerësim për punën që ka bërë në mobilizimin e solidaritetit ndërkombëtar. Por, thënë këtë, është shumë e rëndësishme, që ato para të përdoren në destinacion. Do të ishte e pafalshme që qeveria e Shqipërisë dhe institucionet kontraktuese të abuzonin me donacionet. Kjo do ishte damka më e rëndë për çdo qeveri në glob.
Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Oriali është makineri lufte”/ Antimafia italiane shkatërron biznesin e shqiptarëve me ‘mbretin’ e kumarit, nën emr
ITALI– Antimafia Italiane, “Guardia di Finanzia” ka organizuar një mega-operacion tre ditë më parë ku ka vënë në pranga një nga shqiptarët më të rrezikshëm, të ...
Nga korrier në lavazh, dënohet shqiptari në Angli, si u pikas kur la pakon e dyshimtë sapo zbriti nga Passat-i (FOTO+ EMRI)
BRITANI- Një 47-vjeçar shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke shpërndarë drogë. Shqiptari Ilir Hysa u ndalua nga policia muajin e ka...
“Hajde të të përqafoj çik”, gazetarja hedh në gjyq punonjësin e Veliajt: Sjellje seksiste, jam nëna dhe bashkëshortj
TIRANË– Gazetarja e Ora News Sonila Musaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës shoqëruesin e kryebashkiakut të Tiranës,Erion Veliaj, Aurel Boriçi. Musaj...
Tërmeti në Shqipëri vrau 51 persona, Spanja s’e ka ndarë mendjen, dilemë nëse do të dhurojë 20 apo 25 mijë euro
BRUKSEL– Spanja nuk ka kontribuuar dot gjatë Konferencës së Donatorëve. Vendi hispanik ka qënë në mëdyshje se sa do të duhet që të dhuronte për Shqipërinë. Për ...
FOTOT/ Në kafe me gruan, momentet e fundit të Jan Prengës, jashtë lokalit e pret një nga ‘rrëmbyesit’, si e ndoqën ha
TIRANË- Dalin pamjet e fundit të Jan Prengës, 48-vjeçarit që u mor peng në Kamëz më 17 janar, në orën 13:00. Në fotot e siguruara nga Dosja.al, Pren...
FOTO/ Zbulohet më në fund pamja e Gentian Doçit, organizatori i rrëmbimit të Jan Prengës, ndërroi 5 mbiemra
TIRANE- Personi që shihni në këtë fotografi është Gentian Doçi, personi i dyshuar si organizatori i rrëmbimit të pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz. Bur...
Konferenca e Donatorëve/ Qipro dhe Malta asnjë lek për Shqipërinë, ofrojnë pa limit mbështetje morale
BRUKSEL– Konferenca e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel ka nxjerrë në pah bujarinë e shteteve dhe solidarizimin me fatkeqësinë natyrore që goditi Shqipërin...
S’ka marrëveshje me kompaninë/ Punonjësit e rafinerisë së Ballshit futen në grevë urie pa afat: I bashkohemi shokëve t
BALLSH- Punonjësit e Uzinës se Ballshit kanë nisur rreth orës 15 :30 grevën e urisë, e cila zhvillohet pranë qendrës shëndetësore të Uzinës Ballsh pranë rafine...