Aktualitet

“Oriali është makineri lufte”/ Antimafia italiane shkatërron biznesin e shqiptarëve me ‘mbretin’ e kumarit, nën emr

17 Shkurt 2020, 17:29 Nga DOSJA
“Oriali është makineri lufte”/ Antimafia italiane

ITALI– Antimafia Italiane, “Guardia di Finanzia” ka organizuar një mega-operacion tre ditë më parë ku ka vënë në pranga një nga shqiptarët më të rrezikshëm, të konsideruar edhe si krahun e djathtë të bandës famëkeqe të Camorra-s. Në operacionin me emër “Tom Hagen” që jo rastësisht është frymëzuar nga filmi Il Padrino”, ku Tom Hagne është avokati i Don Vito Corleone, protagonistit.

Mediat italiane shkruajnë më tej se hetimet e DIA-s kanë zbardhur se mafia më e njohur romane, mes tyre Salvatore Nicitra, kishte bërë në plan të kalonte biznezin e lojërave të fatit në duart e shqiptarëve që përfaqësonin Camorra-n.

Nicitra është konsideruar “mbreti” i lojërave të fatit në Romën veriore dhe shumë herë ka qenë në foku të hetimeve për klane kriminale dhe për kontrollin e basteve online në mënyrë të paligjshme. Përgjimet janë ndërprerë pikërisht në momentin që bosi romak ka përgatitur bizneset dhe do t’i kalonte në administrimin e shqiptarëve.

Në dosje përmenden edhe dy emra shqiptarësh, mjaft të fuqishëm të përfshirë në botën e mafias italiane. Një prej tyre është edhe Arben Zogu, i arrestuar për pjesëmarrje në aktivitet mafioz e trafiqe ilegale. Zogu është aktualisht i burgosur në burgun e Viterbos. Gjithashtu në dosje përfshihet edhe shqiptari Dorian Petoku, i cili ra në pranga bashkë me 50 persona të tjerë në kuadër të dy operacioneve të mëparshme të Antimafias italiane “Brasile loë cost” e “Grande raçordo criminale”, me akuzën e trafikut të drogës.

Por kush është Arben Zogu?

Arben Zogu, i njohur ndryshe si Ricardino dhe Adrian Comani, një person i egër dhe mjaft i rrezikshëm është drejtuesi i bandës që ka lidhje mjaft të ngushta me Fabrizio Piscitellin, akuzohet për vrasjen e Fabrizio Piscitellit, të njohur ndryshe me nokën ‘Diabolik’. Shefi i ultrasve të Lazios u ekzekutua mbrëmjen e 7 gushtit 2019, në parkun Aqueducts të Romës.

Por kjo nuk është ngjarja e vetme për të cilën është lakuar emri i Zogut. Ai është arrestuar mes nëntë personave në një operacion në vitin 2019. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishte aktiviteti kryesor i shqiptarit dhe drejtonte pjesën e bandës që kishte lidhje me Shqipërinë. Po ashtu në vitin 2013, ish-krahu i djathtë i bosit italian të Kamorra-s. Ai i ka dërguar një mesazh kërcënues gazetarit të njohur italian, Lirio Abbate, të cilin e paralajmëronte të kishte kujdes kur shkruante artikuj, ku përmendte shefin e tij, sepse “ka njerëz që qëllojnë”.

Rikardino, i cili vepronte në zonën e Urës Milvian, kishte udhëzuar njerëzit e tij, “njerëzit që qëllojnë” për të vrarë gazetarin. Aq i besuar dhe pushtet kishte Zogu, saqë kur dikush në Triassi apo Ostia donte të kuptonte se kush është autor i një sulmi, duhet t’i drejtohej Rikardinos dhe Micheles. Zogu bashkë me një boksier shqiptar, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi menaxhonin biznesin e pokerit dhe impononin instalimin e makinetave. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy shqiptarët futeshin nëpër pika bastes dhe kërcënonin administratorët që refuzonin instalimin e makinerive. Në disa nga përgjimet dëgjoheshin kur thoni: Oriali është një makinë lufte!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adrian comani arben zogu camorra itali orial kolaj petrit bardhi rome salvatore nicitra shkaterrohet biznesi i lojerave te fatit per shqiptaret adrian comani arben zogu camorra itali orial kolaj petrit bardhi rome salvatore nicitra shkaterrohet biznesi i lojerave te fatit per shqiptaret

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2020, 16:25

TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Europës Oliver Varhelji duket se është një nga lobuesit më të mëdhenj në Europë për mbledhjen e fondeve ...