Aktualitet

“Hajde të të përqafoj çik”, gazetarja hedh në gjyq punonjësin e Veliajt: Sjellje seksiste, jam nëna dhe bashkëshortj

17 Shkurt 2020, 16:47 Nga DOSJA
“Hajde të të përqafoj çik”, gazetarja hedh

TIRANË– Gazetarja e Ora News Sonila Musaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës shoqëruesin e kryebashkiakut të Tiranës,Erion Veliaj, Aurel Boriçi. Musaj ka dorëzuar ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës ndjekjen penale ndaj punonjësit të bashkisë së Tiranës, për akuzën e “përndjekjes dhe ngacmimit seksual që cënon dinjitetin dhe imazhin”.

“Vetë gazetarja u shpreh se kjo ishte një sjellje seksiste dhe kur kjo gjë i bëhet një gazetareje, imagjino ç’mund t’i ndodhë dikujt tjetër. “Erdhi dhe më përqafoi për të më penguar ushtrimin e detyrës time. Kjo sjellje është e papranueshme, seksiste. Unë jam nëna e dikujt dhe bashkëshortja dhe vajza e dikujt. Nuk e di si do të ishte ndjerë zoti Boriçi nëse një skenë e tillë do i kishte ndodhur bashkëshortes së tij. Jam krejtësisht e pafjalë. U pengua puna e një gazetari. Kur kjo i bëhet një gazetari imagjino çfarë mund ti bëhet një qytetari,”– u shpreh gazetarja.

Sonila Musaj u shfaq në një video që u bë virale në rrjet, teksa Boriçi e përqafonte. Musaj kërkonte të merrte në intervistë Veliajn, ndërsa shoqëruesi i tij iu afrua ta përqafonte.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aurel boriçi erion veliaj gazetarja padit punonjesin e bashkise sonila musaj aurel boriçi erion veliaj gazetarja padit punonjesin e bashkise sonila musaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2020, 16:25

TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Europës Oliver Varhelji duket se është një nga lobuesit më të mëdhenj në Europë për mbledhjen e fondeve ...