Aktualitet

17 Shkurt 2020, 16:25 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Europës Oliver Varhelji duket se është një nga lobuesit më të mëdhenj në Europë për mbledhjen e fondeve për Shqipërinë. Në faqen zyrtare, në tre ditët e fundit janë publikuar statuse ku kërkohet sensibilizimi i të gjitha shteteve për të dhuruar sa më shumë para për rimëkëmbjen e vendit tonë.

Të gjithë për Shqipërinë”, shkruhet krahas postimeve teksa publikohen pamje nga Shqipëria që ka mbetur e shkatërruar pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima.

Inxhinierët tanë, si kolgu Josh ishin në vendngjarje dhe dhanë këshilla për përballimin e tërmetit. Për të ndihmuar Shqiptarët, BE-ja ka mbledhur një konferencë donatorësh,”– thuhet në një tjetër postim.

Bashkimi Evropian po organizon sot një Konferencë të Donatorëve ndërkombëtarë në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin në fund të nëntorit. Konferenca është organizuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të ndihmojnë Shqipërinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konferenca e donatoreve konferenca e donatorëve të europës konferenca e donatoreve konferenca e donatorëve të europës

Sondazh

Poll