FOTO/ Zbulohet më në fund pamja e Gentian Doçit, organizatori i rrëmbimit të Jan Prengës, ndërroi 5 mbiemra
TIRANE- Personi që shihni në këtë fotografi është Gentian Doçi, personi i dyshuar si organizatori i rrëmbimit të pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Doçi dyshohet se ndodhet në Shqipëri dhe se së fundmi ka marrë mbiemrin Funoqi.
Ai ka ndërruar 5 mbiemra, ndërkohë që kërkohej nga Italia për trafik droge. Gentian Doçi akuzohet se është koka e grupit të Dukagjinit, të shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49-vjeçarit, babai i 5 fëmijëve.
Emri i Doçit u zbulua nga dëshmia që vëllai i viktimës, Anton Prenga dha në prokurori, (lexo këtu),. Prenga zbuloi se kishte pajtuar një pajtues gjaqesh për të takuar familjen Doçi. Ai kishte shkuar atje bashkë me Nikoll Shullanin, i cili kishte biseduar me Lush Doçin, që i kishte mohuar përfshirjen e të birit në këtë ngjarje. Ndërkohë që sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se Doçi telefonoi vëllain e vogël në Angli, Astritin, të cilit i kërkoi kokainën e vjedhur, konkretisht 260 kilogram.
Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej.
Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur. Nga grupi i Shijakut janë arrestuar: Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Festim Bezhdili, Olsi Turja, dhe në kërkim është Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.
Anton Prenga deponoi në prokurori të gjithë rrjedhën e ngjarjes dhe tentativat për të shpëtuar Jan Prengën, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Konferenca e Donatorëve/ Qipro dhe Malta asnjë lek për Shqipërinë, ofrojnë pa limit mbështetje morale
BRUKSEL– Konferenca e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel ka nxjerrë në pah bujarinë e shteteve dhe solidarizimin me fatkeqësinë natyrore që goditi Shqipërin...
S’ka marrëveshje me kompaninë/ Punonjësit e rafinerisë së Ballshit futen në grevë urie pa afat: I bashkohemi shokëve t
BALLSH- Punonjësit e Uzinës se Ballshit kanë nisur rreth orës 15 :30 grevën e urisë, e cila zhvillohet pranë qendrës shëndetësore të Uzinës Ballsh pranë rafine...
Momenti i RRËZIMIT/ Po bënte videon perfekte për Instagram, shqiptarja rrezikon jetën dhe bie nga dritarja në Brezovicë
KOSOVË– Një vajzë e re ka rënë nga dritarja në momentin që po bënte një video. Ngjarja ka ndodhur në Kosovë, në Brezovicë dhe videoja është publikuar nga r...
Tragjedia e 26 nëntorit/ Në Bruksel ku po mblidhen miliona euro fonde për dëmet, ‘goditet’ tavolina me krerët e Europë
TIRANË- Shqipëria është tronditur sërish nga një tërmet. Rreth orës 16:50 një tërmet i vogël ka rënë në detin Adriatik me magnitudë 3 të shkallës Rihter. L...
Shkumbini i ndotur, fshatrat shkarkojnë mbetjet direkt në lumë në prag të pranverës
ELBASAN– Mbarimi i sezonit të shirave dhe ulja e nivelit të lumenjve duket se edhe për shumë vite të tjera do të sjellë këtë pasqyrë të mjedisit në Shqipëri.Ton...
Kishte 12450 € me vete dhe nuk i deklaroi para policëve në Rinas, kapet ‘mat’ 20-vjeçarja
TIRANË- Policia e Rinasit ka sekuestuar sot një shifër të madhe parash, të cilat nuk u deklaruan gjatë kontrollit në pikën kufitare të Rinasit. Në një njof...
Shkoi i plagosur në spital dhe fshehu ngjarjen, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër së bashku me autorin e krimit
SHKODËR- Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur sot në Shkodër, ku njëri prej tyre ka përfunduar i plagosur me thikë. Sipas një njoftimi për mediat n...
‘Duam pagat dhe rifillim të punës’/ Naftëtarët e Ballshit nisin grevën e urisë pas dështimit të marrëveshjes për r
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit janë futur në grevë urie, duke iu bashkuar punëtorëve të Poçemit pas dështimit të marrëveshjes për pagat e prapambetura. Pa...
I mori armën grabitësit/ Zbardhet dëshmia e pronares së argjendarisë në Elbasan: Mendova se ishte klient, i tregova unazat
ELBASAN– Pronarja e argjendarisë A. Balla rrëfen momentin kur grabitësi Astrit Thaçi u fut në dyqan duke u hequr si klient. Ajo rrëfen për mediet se grab...