Aktualitet

Nga korrier në lavazh, dënohet shqiptari në Angli, si u pikas kur la pakon e dyshimtë sapo zbriti nga Passat-i (FOTO+ EMRI)

17 Shkurt 2020, 16:54 Nga DOSJA
Nga korrier në lavazh, dënohet shqiptari në Angli, si u pikas kur

BRITANI- Një 47-vjeçar shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke shpërndarë drogë. Shqiptari Ilir Hysa u ndalua nga policia muajin e kaluar teksa po mundohej të hidhte nga makina sasinë e kokainës, vlera e të cilës shkonte deri në 2.000 Paund, raportojnë mediet e huaja. Autoritetet britanike kishin pikasur shqiptarin së fundmi dhe dyshonin se shtëpia e tij ishte kthyer në pikë bandash për shitje droge. Ai ishte parë të dilte nga një makinë tip “Passat”, t’i afrohej një makine të parkuar dhe të linte një pako në krahun e shoferit.

Më pas një grua doli nga shtëpia dhe mori pakon. 47-vjeçari pranoi fajësinë e posedimit të kokainës me qëllim shpërndarjen dhe shitjen në zonën pranë banesës. Shqiptari fillimisht ai ka punuar si korrier dhe në një lavazh, por në fund të 2019-s humbi të dyja punët dhe iu fut shpërndarjes së kokainës. Gjykata e Swindon e dënoi atë me 28 muaj burg për veprën penale, atë të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet angli denohet shqiptari ne angli ilir hysa shitje droge angli denohet shqiptari ne angli ilir hysa shitje droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2020, 16:25

TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Europës Oliver Varhelji duket se është një nga lobuesit më të mëdhenj në Europë për mbledhjen e fondeve ...