Sport

Dramë në Romë, Lazio përmbys Interin dhe mësyn drejt Juventusit në krye!

16 Shkurt 2020, 21:45 Nga DOSJA
Dramë në Romë, Lazio përmbys Interin dhe mësyn drejt

Mrekullitë ekzistojnë edhe për Lazion. Skuadra kryeqytetase sonte bëri një përmbysje spektakolare kundër Interit në Serie A duke fituar 2-1 në shtëpi.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për zikaltrit, të cilët shënuan të parët. Ashley Young në të 44′ gjeti rrjetën me një gjuajtje të përkryer. Ky ishte goli i parë nga një anglez në Itali në shekullin e ri.

45 minutat e dyta folën krejtësisht për bardhekaltrit. Në të 50′ në mbrojtjen e Interit u bë një mishmash. Padelli dhe Skriniar u ngatërruan mes tyre, ndërsa De Vrij pengoi Immobilen në zonë. Ky i fundit shënoi me penallti. Goli i dytë i Lazios u shënua në të 69′ nga mesfushori Milinkovic-Savic.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Lazion, e cila merr vendin e dytë dhe është -1 pikë nga Juventusi kryesues. Inter zbret në vendin e tretë me -3 pikë nga bardhezinjtë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter lazio serie a inter lazio serie a

Sondazh

Poll