Aktualitet

Akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Jozi Krajën

Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, e kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

29 Janar 2026, 16:00 Nga E. D

Akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Jozi Krajës, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra. Kraja akuzohet se është paguar për të vrarë vëllezërit, Durim dhe Valter Bamin.

Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, e kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ai gjithashtu dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve./Dosja.al

jozi kraja

Sondazh

Poll