Aktualitet

Nëna denoncon djalin për dhunë në familje! I riu vjedh sende me vlerë dhe motorin e babait në Vlorë

Pasi ajo e ka kallëzuar pranë policisë, 22- vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

29 Janar 2026, 15:52 Nga E.d
Nëna denoncon djalin për dhunë në familje! I riu vjedh
Foto ilustruse

VLORA. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Nëna ka denoncuar të birin, për dhunë në familje. Pasi ajo e ka kallëzuar pranë policisë, 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Më pas i riu ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende në banesë dhe motomjetin e babait të tij.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 22 vjeç, pasi ka kallëzuar nëna e tij, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende në banesë dhe motomjetin e babait të tij./Dosja.al

vlore dhunë në familje 22-vjeçari

Sondazh

Poll