Aktualitet

Zjarret gjatë verës! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime do të shpërndahen për 15 bashkitë e prekura

Sipas njofimit zyrtar, dëmshpërblimet do të jepen sipas aktit normativ nr.11, datë 19.12.2025.

29 Janar 2026, 09:35 Nga D.S
Zjarret gjatë verës! Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë
Foto Ilustruese

TIRANË-  Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime do të shpërndahen qytetet e prekura nga zjarret e verës. Sipas njofimit zyrtar, dëmshpërblimet do të jepen sipas aktit normativ nr.11, datë 19.12.2025. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se, ndarja sipas bashkive vijon si më poshtë: 

Delvinë – 36 mln lekë
Dibër – 10,5 mln lekë
Gramsh – 86,6 mln lekë
Has – 0,7 mln lekë
Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
Krujë – 146 mln lekë
Kukës – 0,6 mln lekë
Librazhd – 0,2 mln lekë Peqin – 4 mln lekë
Tepelenë – 0,3 mln lekë
Kamëz – 2 mln lekë
Maliq – 1,2 mln lekë
Finiq – 40 mln lekë
Dropull – 7,7 mln lekë
Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë/Dosja.al

zjarret gjate veres demshperblim per zjarret miinstria e mbrojtjes

Sondazh

Poll