Aktualitet

Tragjedia e Ostrenit, merret në pyetje kunata e Rajmonda Tolës që e gjeti të vdekur me dy fëmijët, policia pistë të re:

17 Shkurt 2020, 12:14 Nga DOSJA
Tragjedia e Ostrenit, merret në pyetje kunata e Rajmonda Tolës që

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth tragjedisë së Ostrenit ku dy fëmijë dhe nëna e tyre ndërruan jetë brenda banesës së tyre në Bulqizë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se tre ditë pas ngjarjes tragjike po merret në pyetje kunata e Rajmonda Tolës, pasi ajo ishte personi i parë që gjeti të pajetë trupat e dy fëmijëve dhe të vetë Rajmondës.

Të njëjtat burime shtojnë se dyshimet që helmimi i tre viktimave të ketë ardhur nga tymi i sobës së drurit që ishte ndezur në dhomën ku ata flinin. Hetimet vijojnë ende dhe familjarët mohojnë që të kenë dyshime në persona të tretë që mund të kenë shkaktuar helmimin. Ata shprehen se kishin marrëdhënie shumë të mira me të gjithë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tolaj, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon. E helmuar mbeti edhe vajza tjetër Merita, 16 vjeç, por ajo fatmirësisht mbijetoi dhe aktualisht ndodhet në QSUT në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Në momentin që ndodhi ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi. Mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola e gazit për të cilën u dyshua fillimisht, ndodhej jashtë shtëpisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize fatjon tolaj merita tolaj rajmonda tolaj rudina tolaj tragjedia e ostrenit bulqize fatjon tolaj merita tolaj rajmonda tolaj rudina tolaj tragjedia e ostrenit

Sondazh

Poll