Politike

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për zv.kryeministen Balluku

Vendimi i Këshillit të Mandateve ka ardhur pasi Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme nuk doli me një vendim në lidhje më kërkesën e qeverisë. 

28 Janar 2026, 09:29 Nga D.S
Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve për zv.kryeministen
Belinda Balluku

TIRANË- Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit e cila do mbahej sot në mesditë lidhur me imunitetin e zv.kryeministres Belinda Ballukut. Ky vendim është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Këshilli i Mandateve. Vendimi i Këshillit të Mandateve ka ardhur pasi Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme nuk doli me një vendim në lidhje më kërkesën e qeverisë. 

“Të nderuar anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit! Ju njoftojmë me Urdhër te Kryetarit nr. 8, date 27.01.2026 shtyrjen e mbledhjes qe do te zhvillohej sot, date 28.01.2026, ora 12:00”, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese nuk mori një vendim lidhur me kërkesën e qeverisë kundër pezullimit nga GJKKO të zv.kryeministres nga detyra./Dosja.al 

belinda balluku spak

Sondazh

Poll