Politike

"Shqipëria, i vetmi vend në Europë që penalizon me burg parkimin dysh"/ Bardhi në Kuvend: Si do të kualifikohet një gazetar për të përfituar nga dekriminalizmi i shpifjes

Ai tha se nëse parkohet makina dysh në një vend ku ndërtohen kulla, do të thotë që mungon hapësira e lirë. 

27 Janar 2026, 20:45 Nga E.d
"Shqipëria, i vetmi vend në Europë që penalizon me burg
Foto ilustruse

TIRANËKreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që penalizon me burg parkimin dysh. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se nuk e di si do të kualifikohet një gazetar për të përfituar nga dekriminalizmi i shpifjes. Ai tha se nëse parkohet makina dysh në një vend ku ndërtohen kulla, do të thotë që mungon hapësira e lirë. 

"Sot kemi ardhur në një tjetër standard, kemi ardhur në stadin kur kërkesa ndaj Shqipërisë na kërkon dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe nuk po u hy argumenteve që po përmend më pas. Ky vend ka marrë angazhimin për të reflektuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, për këtë le të referohemi Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Vini këtu dhe shikoni si standard diçka që nuk e ka asnjë vend tjetër. Ju thoni që nuk do të mbajnë përgjegjësi për shpifje gazetarët që janë të regjistruar, por ky Kuvend e di që profesioni i gazetarisë nuk është i rregulluar. Kush do ta ndajë kush është gazetar, kush nuk është gazetar, ku futen analistët, etj. Cili është problemi juaj që shpifja të jetë një shkelje civile, që edhe ajo në Kodin Civil duhet të trajtohet me standardet më të mira ndërkombëtare.

Ne e kemi vepër penale pengimin e mjeteve të transportit, me çfarëdo lloj mjeti e kemi sot vepër penale. Në asnjë vend të BE-së parkimin dysh e kriminalizojnë. Nëse parkohet makina dysh në një vend ku ndërtohet kulla, po s’ka një rrugë të re, zihen hapësirat publike, po nuk ka një zgjerim rruge në asnjë qytet, kemi mbetur akoma me rrugët dhe bulevardet që kemi pasur para viteve ’90, ama po parkove dyshe se ke një hall 2 minuta apo 3 minuta, apo po vodhe 50 milionë euro ti dhe të vish këtu, të ulesh në karrigen e numrit 2 të qeverisë. Qytetari që parkon dysh, me votën e Belinda Ballukut, do të shkojë në burg", tha Bardhi./Dosja.al

gazmend bardhi shqipëria pd

Sondazh

Poll