27 Janar 2026, 21:05
Nga DOSJA
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti Ulsi Manja ka deklaruar se pa mediat dhe pa gazetarët e lirë, gjithçka që bën politika do kishte mbetur brenda sallës së Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Manja u shpreh se 800 portale, shpifësish profesionistë duhet të përballen me forcën e ligjit.
Ai tha se gazetarët që merren me lajmin dhe me të vërtetën, nuk duhet të shqetësohen. Por sipas tij, duhet të shqetësohen 'profesionistët' e shpifjes.
“Mendoj se jemi në rrugën e duhur, të kemi kod të ri penal. Jemi ulur në negociata me BE, kemi hapur 6 shtyllat për të 36 kapitujt. Shtylla më e rëndësishme ka të bëjë me sundimin e ligjit, siguria e qytetarëve, e kështu me radhë. Ka një dokument kornizë tashmë. Asgjë nuk ndodh sa i takon ndryshimeve në legjislacionin tonë të brendshëm, për ato që kemi diskutuar me KE. Reformë agjenda, progres raportet e BE në raport me Shqipërinë, këto dokumente janë përkthyer për detyra për qeverinë shqiptare.
Këto shtesa dhe ndryshime që ne paraqesim sot, kodi penal kërkon 84 vota, janë hap i domosdoshëm në procesin e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE dhe lidhet me deyrimet tona për kapitujt 24 të negociatave. Ndryshimet e propozuara forcojnë kuadrin penal kundër pastrimit të parave. Kjo ndërhyrje është në përputhje të plotë me direktivat e BE. Forcohet kuadri penal kundër terrorizmit. Zgjerohet juridiksioni penal i Shqipërisë, edhe për vepra penale të ndodhura jashtë territorit të saj.
Kur e thashë që kemi dokument kuadër, kemi marrë shumë angazhime aty sa i takon lirisë së fjalës. Pati një shqetësim këtu, se nuk kemi status gazetarësh, nuk po kërkon kurrkush të regjistrojë gazetarët. Gazetarët të merren me lajmin, me të vërtetën, nuk duhet të shqetësohen. Profesionistët e shpifjes duhet të shqetësohen, nuk ka ligj që e mbron profesionistin që shpif. 800 portale, shpifësish profesionistë duhet të përballen me forcën e ligjit.
Ne kemi marrë përsipër të hartojmë daptimin e ligjit anti-slapp, angazhim për ta përmbushur deri në mesin e vitit 2027. Shqipëria në muajin shtator 2025, ka dorëzuar në KE tabelat e përputhshmërisë për ligjin anti-slapp. Janë masa që shkojnë në harmoni me njëra-tjetrën. Pa mediat, pa gazetarët e lirë, sigurisht gjithçka që bën politika, do kishte mbetur brenda kësaj salle," tha Ulsi Manja./Dosja.al
ulsi manja kuvend gazetare
Politike
27 Janar 2026, 20:45
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend n...
Politike
27 Janar 2026, 20:45
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kërkuar të shfuqizohen nenet 119 dhe 120, pasi shpifja dh...
Politike
27 Janar 2026, 20:45
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, prezantoi në Kuvend projektligjin &...
Politike
27 Janar 2026, 20:28
E. D
Osman Hajdari, Petrit Malaj
KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka vizituar Spitalin e Përgjithsh&eu...
Politike
27 Janar 2026, 19:37
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se sot me një mesazh vidhen nga perso...
Politike
27 Janar 2026, 19:35
E. D
Sali Berisha
STRASBURG- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europ&e...
Politike
27 Janar 2026, 18:59
E. D
Ardit Bido, Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pati një përplasje me deputetin socialist,&nbs...
Politike
27 Janar 2026, 18:09
Edmond Hoxhaj
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u qëndroi gjatë konkluzioneve përfundimtare shkaqeve të ankimit ndaj vendimit për konfirmimin e ndih...
Politike
27 Janar 2026, 18:02
Blerina Gjoka
Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndry...
Politike
27 Janar 2026, 17:22
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në foltore deklaroi se&...