Politike

"Turpërim, është lëpirës"/ Komentatori politik palestinez tall fjalimin e Ramës në Izrael: Këto plehra nuk përfaqësojnë popullin por veten

Eyad, i cili ka rreth 250 mijë ndjekës në rrjetet sociale, e ka quajtur fjalimin e Ramës, si lëpirje. Teksa Kryeministri Rama e cilëson Netanyahun si një ndër folësit më të të mirë, komentatori Abdul Eyad vë në duke se ai është gënjeshtari më i mirë.

27 Janar 2026, 21:25 Nga E. D
"Turpërim, është lëpirës"/ Komentatori
Abdul Eyad

IZRAEL- Komentatori politik palestinez, Abdul Eyad ka tallur në rrjetet sociale fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në parlamentin izraelit. Eyad, i cili ka rreth 250 mijë ndjekës në rrjetet sociale, e ka quajtur fjalimin e Ramës, si lëpirje. Teksa Kryeministri Rama e cilëson Netanyahun si një ndër folësit më të të mirë, komentatori Abdul Eyad vë në duke se ai është gënjeshtari më i mirë.

Duke tallur fjalimin e Ramës, Abdul Eyad thekson se këto qeveri nuk përfaqësojnë njerëzit e tyre, por sipas tij, këta plehra përfaqësojnë vetëm veten e tyre. 


“Mjaft turpërim, mjaft turpërim. Kam parë lëpirje prapanice më parë, por kjo është në krye deri më tani. Ky është kryeministri shqiptar që i thotë Netanyahut: ‘Hej, ti je një nga folësit më të mirë;- ju e dini për çfare e kam fjalen. Nuk i vë faj, Netanyahu është një nga folësit më të mirë sepse ai është gënjeshtari më i mirë atje jashtë. Sepse pa gënjyer, ata nuk ekzistojnë.

Ja pse ata janë gënjeshtarë profesionistë. Mesoni, mesoni, mesoni nga ky djali. Kjo është pse ne duhet të jemi të qartë: qeveritë nuk përfaqësojnë njerëzit e tyre. Këta ‘motherflowers’, plehra nuk përfaqësojnë njerëzit e tyre, ai përfaqëson vetëm veten e tij. Kjo është diçka për të cilën ne duhet të jemi të gjithë të qartë," tha Abdul Eyad./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Abdul (@abdul.eyad)

abdul eyad edi paloka-edi rama izrael

Sondazh

Poll