Politike

”Shqipëria nuk është thjesht resortet e 5 vetave” Adriatik Lapaj nga Lezha: Të çohemi me 31 janar kundër barbarisë

Lapaj tha se dikur në bulevard për 700 mijë euro u dogj Tirana dhe u vranë 4 njerëz.

27 Janar 2026, 19:37 Nga E.d
”Shqipëria nuk është thjesht resortet e 5
Foto ilustruse

LEZHA- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se sot me një mesazh vidhen nga persona të qeverisë 53 milionë euro. Gjatë një takimi me qytetarët në Lezhë, iu bëri thirrje të bashkonen në protestën e organizuar nga kjo parti, më 31 janar.

Lapaj tha se dikur në bulevard për 700 mijë euro u dogj Tirana dhe u vranë 4 njerëz. Në fund, ai theksoi se shkollat po mbeten pa nxënës dhe  familjet po ngelen pa fëmijë, për shkak të qeverisjes.

“Sot, vetëm në një mesazh, vidhen 53 milionë euro. Kërkoj nga ju, të çohemi në këmbë përballë kësaj barbarie që po ndodh, përballë atyre që po na vrasin shpresën përfundimisht”, tha Lapaj. Të përballemi me ta është nevojë, nuk është zgjedhje më. Shkollat po ngelen pa nxënës. Këtu familjet po ngelen pa fëmijë, fushat po ngelen të papunuara. Shqipëria nuk është thjesht resortet e 5 vetave. Të gjithë e dimë që këta vjedhin.”, theksoi Adriatik Lapaj./Dosja.al

adriatik lapaj shqipëria bëhet 31 janar

Sondazh

Poll