Politike

Petrit Malaj viziton Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit: Vëllazëria nuk njeh kufij, mirënjohje mjekëve dhe gjithë stafit spitalor

Me anë të një postimi në Facebook, Malaj bën me dije se i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të spitalit,  Osman Hajdari, Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, si shenjë respekti dhe falënderimi të thellë për të gjithë stafin spitalor.

27 Janar 2026, 20:28 Nga E. D
Petrit Malaj viziton Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të
Osman Hajdari, Petrit Malaj

KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një institucion që prej vitesh është shembull i profesionalizmit dhe humanizmit në shërbim të jetës. 

Me anë të një postimi në Facebook, Malaj bën me dije se i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të spitalit,  Osman Hajdari, Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, si shenjë respekti dhe falënderimi të thellë për të gjithë stafin spitalor.

Ai thekson se kjo mirënjohje vjen për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e palodhur që mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i këtij spitali tregojnë çdo vit edhe në trajtimin e pacientëve nga Qarku i Kukësit dhe Malësia e Veriut të Shqipërisë. Në fund, ai shpreh mirënjohje e thellë për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin spitalor të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”.

Postimi i Plotë:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një institucion që prej vitesh është shembull i profesionalizmit dhe humanizmit në shërbim të jetës. Në praninë e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Arben Vitia, të cilin e falenderoj pafund, pata nderin t’i dorëzoj Drejtorit të Përgjithshëm të spitalit, z. Osman Hajdari, Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, si shenjë respekti dhe falënderimi të thellë për të gjithë stafin spitalor.

Kjo mirënjohje vjen për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e palodhur që mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i këtij spitali tregojnë çdo vit edhe në trajtimin e pacientëve nga Qarku i Kukësit dhe Malësia e Veriut të Shqipërisë, të cilët gjejnë atje jo vetëm shërbim shëndetësor cilësor, por edhe ngrohtësi vëllazërore dhe shpresë.

Vizita e sotme ishte një tjetër dëshmi e qartë se vëllazëria nuk njeh kufij, dhe se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mbeten vlera të përbashkëta që forcojnë lidhjen tonë organike. Mirënjohje e thellë për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin spitalor të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një shembull i vërtet i humanizmit dhe përkushtimit profesional./Dosja.al

petrit malaj osman hajdari

Sondazh

Poll