Politike

Bido dhe Korreshi 'përplasen' në Kuvend: Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar! Demokrati: Mos na bëni sikur shpikët rrotën! Të gjithë njerëzit duan të flasin për drejtësinë

 Teksa Bido fliste për Kryedemokratin Sali Berisha në Komisionin Europian, ku tha se doktori përbalti Shqipërinë, Korreshi i tha se populli shqiptar po pret ende Reformën në Drejtësi. Ndërkohë që të gjithë socialistët po e vënë theksin tek Italia, Korreshi i tha Bidos, që të mos bëjnë sikur po shpikin rrotën dhe sikur po i çojnë sot për herë të parë në Itali. 

27 Janar 2026, 18:59 Nga E. D
Bido dhe Korreshi 'përplasen' në Kuvend: Doktori
Ardit Bido, Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pati një përplasje me deputetin socialist, Ardit Bido në Kuvend. Teksa Bido fliste për Kryedemokratin Sali Berisha në Komisionin Europian, ku tha se doktori përbalti Shqipërinë, Korreshi i tha se populli shqiptar po pret ende Reformën në Drejtësi. Ndërkohë që të gjithë socialistët po e vënë theksin tek Italia, Korreshi i tha Bidos, që të mos bëjnë sikur po shpikin rrotën dhe sikur po i çojnë sot për herë të parë në Itali. 

"Sot, në momentin që flasim për diasporën shqiptare, për këta ambasadorë të Shqipërisë dhe imazhin e Shqipërisë,  fatkeqësisht dëgjuam që në KE doli doktori dhe vetëm përbalti atdheun e tij, mori fjalën Shqipëria dhe e shpërdoroi brenda gojës së vet, foli për narko-trafikantët. A thua se shqiptarët jashtë vendit nuk janë ata që punojnë me djersën e ballit. Atje në KE keni mundësinë që të flisni për Kosovën, Shqipërinë, Çamërinë, të drejtat dhe për të rritur imazhin e vendit, por zgjidhni që të fyeni termin shqiptarë sa herë shkoni jashtë vendit. Ky është një turp kombëtar," tha Bido.

"Ore, ti mund të thuash që s’të përmenda, mos na bëni këtu sikur po na shpikni rrotën. Në vitin 2000 kam studiuar në Romë. Populli shqiptar sot po pret atë të drejtësisë, ato ligjet për Reformën në Drejtësi që po i bini me daulle dhe trumbet ju, po flisni të gjithë për Italinë sikur po na çoni sot për herë të parë në Itali. Ti s’ke qenë refugjat, por unë po, që kemi marrë edhe bursë dhe konvikt. Tregoni ju për Italinë tani. Të gjithë njerëzit duan të flasin për drejtësinë," tha Korreshi./Dosja.al

saimir korreshi ardit bido

Sondazh

Poll