Politike

Kuvendi rrëzon ndryshimet në ligjin për duhanin, Hajdari: Të rritet çmimi i paketave! Manastirliu: Do ndryshojmë fotot në

17 Shkurt 2020, 09:48 Nga DOSJA
Kuvendi rrëzon ndryshimet në ligjin për duhanin, Hajdari: Të

TIRANË- Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është mbledhur sot për të diskutuar disa ndryshime në ligjin për mbrojtjen nga duhani. Kuvendi vendosi të rrëzojë në parim këto ndryshime të kundërshtuara më herët edhe në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese.

Gjatë seancës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se këto ndryshime duhen aprovuar për të ulur konsumin e cigareve. Në ndryshime tha ajo, përfshihen edhe vendosja e fotografive paralajmëruese në paketat e ambalazhimit të cigareve, krahas edhe tekstit.

I të njëjtit qëndrim ishte edhe ish-parardhësi i Manastirliut, Ilir Beqja, i cili tha se këto masa duhen marrë me patjetër për të ulur konsumin e duhanit tek të rinjtë.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës së re dolën kundër këtij projektligji. Deputetja Rudina Hajdari tha se këto masa nuk japin efekt, prandaj, nëse do të duhej ulja e konsumit të duhanit, atëherë do të duhej të rritej çmimi i paketës. Në kuvend mungonin ministrat e qeverisë Rama, si dhe kreu i qeverisë i cili ndodhet me shumë prej tyre në Bruksel, aty ku pritet të zhvillohet sot, Konferenca e Donatorëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu rudina hajdari seanca plenare 17 shkurt 2020 ogerta manastirliu rudina hajdari seanca plenare 17 shkurt 2020

Sondazh

Poll