Politike

Pas ‘selfie-s’ me kapuç, Basha fton shqiptarët në Instagram: Ne do të sjellim ndryshimin, postoni foton tuaj…

17 Shkurt 2020, 10:34 Nga DOSJA
Pas ‘selfie-s’ me kapuç, Basha fton shqiptarët në

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej ditësh në kuadër të nismës “Po të dëgjoj”, ka zhvilluar disa takime me qytetarët, ku është njohur nga afër me problemet e tyre. Ditën e sotme lideri i PD-së ka postuar një shkrim në Instagram, ku shprehet se çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Lideri demokrat iu kujton shqiptarëve se PD është ajo që  do të sjellë ndryshimin sipas tij.

“Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t’ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira”, shkruan Basha në Instagram.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur së fundmi të takojë qytetarë në Tiranë që t’i pyesë rreth shpenzimeve ditore dhe se si ja dalin me problemet e përditshme. Herën e kaluar, Basha u takua me Verën, pensionisten që paguante 120 mijë lekë drita. PO ashtu Basha ka vizituar edhe një pikë servisi makinash ku takoi pronarin e pikës që quhet Nik, ku folën për xhiron ditore dhe shpenzimet.

(a.m/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha fton shqiptaret dite me te mira lulzim basha basha fton shqiptaret dite me te mira lulzim basha

Sondazh

Poll