Politike

"Si të votoj?"/ Braçe dhe Balla përplasen në Kuvend: Amendamentin tim e rrëzuat katër javë më parë, sot e sillni akt

Braçe me ironi pyeti kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla nëse këtë herë duhet të votonte pro apo kundër, meqenëse propozimi i tij ishte rrëzuar më parë.

27 Janar 2026, 12:39 Nga I.A
"Si të votoj?"/ Braçe dhe Balla përplasen në
Erion Braçe dhe Taulant Balla

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur në Kuvend ditën e sotme në grupin socialist. Gjatë seancës plenare, deputeti Erion Braçe për aktin normativ të buxhetit, tha se propozimet e tij për kalimin e një pjese të parave të pashpenzuara te bujqit, u rrëzua para disa javësh në Kuvend dhe tani ka ardhur si propozim përmes aktit normativ.

Braçe me ironi pyeti kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla nëse këtë herë duhet të votonte pro apo kundër, meqenëse propozimi i tij ishte rrëzuar më parë. Ndersa Balla që se aktet normative ose miratohen ose rrëzohen por nuk bëhen ndryshime.

Replika:

Balla: Jam plotësisht dakord me shqetësimet që ngrihen për t’iu gjendur pranë fermerëve e bujqërve, apo banorëve për fenomenet natyrore, përmbytjet apo zjarret. Ka grupe të qeverisjes vendore e qendrore që po bëjnë monitorim dëmesh. Sa i përket aktit normativ e dimë të gjithë që nuk bëjmë ndryshime brenda ditës. Aktet ose miratohen, ose rrëzohen. E vlerësoj shqetësimin e kolegut tim, por ju ftoj ta votojmë.

Braçe: Nuk bëra kërkesë për ndryshim të aktit normativ. Thashë vetëm që amendamenti i rrëzuar katër javë me parë, sot është sjellë me akt normativ. Unë pyetja grupin tim se si duhet të votoj? Çfarë të bëj, të votoj pro apo kundër, kaq thashë!.

taulant balla erion brace

Sondazh

Poll

Politike 27 Janar 2026, 10:16 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko Peleshi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme. Në seancën e sotme pritet që diskutohen ndryshimet...