Politike

Ankimimi i Ramës, Kushtetuesja mblidhet sot për vendimin

Ankimimi u bë nga qeveria ndaj masës së pezullimit të vendosur nga Gjykata e Posaçme.

27 Janar 2026, 11:21 Nga I.A
Ankimimi i Ramës, Kushtetuesja mblidhet sot për vendimin
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet sot të dhënë vendimin për ankimimin ndaj pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra. Ankimimi u bë nga qeveria ndaj masës së pezullimit të vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Më 22 janar në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca ku u shqyrtua ankimimi i bërë nga qeveria.  Qeveria kërkon që të interpretohet neni 103 i Kushtetutës, sipas të cilit anëtarët e Këshillit të Ministrave kanë të drejtën e imunitetit të deputetit./Dosja.al

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Politike 27 Janar 2026, 10:16 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko Peleshi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme. Në seancën e sotme pritet që diskutohen ndryshimet...