Politike

"Rendi i ditës i ngjeshur prej axhendës së integrimit në BE"/ Peleshi: Shfrytëzoni kohën në komisione, deputetët nuk shkojnë në mbledhje

Peleshi iu përgjigj deputetëve të opozitës pasi kërkuan që të ndahen 19 projektligjet e futura në rendin e ditës së seancës së sotme.

27 Janar 2026, 10:50 Nga D.S
"Rendi i ditës i ngjeshur prej axhendës së integrimit
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi u shpreh se, ka vetën një arsye pse seancat janë të ngjeshura dhe kjo sipas tij, lidhet me axhenden e integrimit të Shqipërisë në BE. Peleshi iu përgjigj deputetëve të opozitës pasi kërkuan që të ndahen 19 projektligjet e futura në rendin e ditës së seancës së sotme.

Sipas Peleshit, kërkesat që vjinë në Kuvend, janë projektligje që diskutohen në komisionet dhe së pari duhet shfrytëzuar hapësira aty. Kryetari i Kuvendit, deklaroi se deputetët nuk kanë marrë pjesë në komisione. 

"Kam vetëm një kërkesë me shkrim nga kreu i grupit të PS që do trajtohet. Ju e dini rregulloren, propozimet që vijnë në seancë, duhet të respektojnë rregulloren. Pr.ligjet vijnë nga komisionet, së pari duhet shfrytëzuar hapësira aty.

Deputetët nuk kanë marrë pjesë në komisione. Ka vetëm një arsye që seancat janë të ngjeshura, axhenda e integrimit në BE.", tha Peleshi./Dosja.al

 

niko peleshi ps pd kuvendi

Sondazh

Poll

Politike 27 Janar 2026, 10:16 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko Peleshi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme. Në seancën e sotme pritet që diskutohen ndryshimet...