Politike

Gaz lotsjellës i skaduar/ Bardhi: Ushtari i Suel Çelës dhe Albana Koçiu të japin llogari

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se edhe sot ata dhe protestuesit kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës të skaduar.  

27 Janar 2026, 10:48 Nga I.A
Gaz lotsjellës i skaduar/ Bardhi: Ushtari i Suel Çelës dhe
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka kërkuar që Ministrja e Brendshme Albana Koçiu të japë llogari për dhunën në protestën e Opozitës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se edhe sot ata dhe protestuesit kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës të skaduar.  

"Kjo tregon se sa serioz jeni ju sepse propozimi që vjen nga grupi parlamentar i PS është të heqim katër projektligje. Dhe ju nuk jemi kujdesur të kontrolloni procedurën parlamentare nëse ka apo jo konsultimit me Komisionin Europian. Kërkesa e bërë nga kolegët nuk bazohet në nenin 31. Kërkesa që paraqiti kolegu Blushi, nuk ka nevojë me shkrim që ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore nga policia e drejtuar nga Ilir Proda, si një ushtar i Suel Celës, i klanit të Troplinëve. Sot kemi probleme me frymëmarrjen për shkak të një akti kriminal të drejtuar nga zonja”, tha Bardhi./Dosja.al

albana koçiu gazment bardhi seance plenare 27 janar 2026

Sondazh

Poll

Politike 27 Janar 2026, 10:16 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko Peleshi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme. Në seancën e sotme pritet që diskutohen ndryshimet...