Politike

"Parlamenti është kthyer në zyrë noterie"/ Kapri: Qeveria kërkon të regjistrojë gazetarët

Gjatë fjalës në Kuvend, Kapri theksoi se qeveria po kërkon që të regjistrojë gazetarët dhe më pas që mund t'i intimidojë ata. 

27 Janar 2026, 10:34 Nga I.A
"Parlamenti është kthyer në zyrë noterie"/ Kapri:
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri ka kërkuar sot heqjen nga rendi i ditës projektligjin për ndryshimet në Kodin Penal për gazetarët. Gjatë fjalës në Kuvend, Kapri theksoi se qeveria po kërkon që të regjistrojë gazetarët dhe më pas që mund t'i intimidojë ata. 

Ndërkohë që më tej thekson se Kuvendi është kthyer në zyrë noterie dhe nuk diskuton projektligjet. 

"Parlamenti është kthyer në zyrë noterie, se kuptoj se cili është kriteri që disa duhen hequr e disa jo. Kemi një projektligj për ndryshimet në kodin penal, ku kjo qeveri kërkon të regjistrojë gazetarët, kemi kundërshtimin e KE, dhe gazetarëve që thonë se ky ligj është i pazabtueshëm. Unë nuk pres që qeveria të dijë se kush është gazetar dhe kush jo. Do të kërkoja që të tërhiqet nga seanca e sotme, meriton një debat më të gjerë. Të respektojmë procedurën edhe në bashkëpunim me KE. Nuk mund të kalojmë kaq lehtë se ka interes qeveria që disa gazetarë nesër t’i procedojë dhe intimidojë," tha Kapri./Dosja.al

erald kapri seance plenare 27 janar 2026

Sondazh

Poll

Politike 27 Janar 2026, 10:16 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko Peleshi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme. Në seancën e sotme pritet që diskutohen ndryshimet...