Politike

"Kuvendi nuk është kioskë"/ Luçiano Boçi: Po e ktheni qesharak, 19 pr.ligje në ditë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi është shprehur se Kuvendi po kthehet në qesharak si dhe në zyrë noterie.

27 Janar 2026, 10:25 Nga I.A
"Kuvendi nuk është kioskë"/  Luçiano
Luciano Boci

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka kërkuar ditën e sotme shtimin e seancave plenare ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi është shprehur se Kuvendi po kthehet në qesharak si dhe në zyrë noterie.

Sipas Boçit të fusësh 19 pr.ligje në një seancë është që tu hedhësh hi syve shqiptarëve. 

"Po tentohet që kjo hapësirë të bëhet një hapësirë pa arsye, për të mos thënë e çmendur. Sot shoh që kjo hapësirë po bëhet tërësisht e çmendur. Listuar një seri pr ligjesh të rëndësishme që i keni përmbledhur në një seancë të vetme dhe kjo është tërësisht pa arsye. Ajo hapësira e çmendur ka një arsye objektive. Të bëhesh i çmenduar me dashje është qesharake. Po e bëni të çmendur dhe qesharake Kuvendin. Të fusësh 19 pr ligje në një seancë është që t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Shtoni seancat e kemi propozuar më parë. Kjo është të kthesh në kioskë Kuevndi, hajde kalojmë edhe një projektligj. Nëse vijojmë kështu, kjo nuk ka kuptim. Shtoni seancat, reflektoni," tha Boçi./Dosja.al

luçiano boçi seance plenare 27 janar 2026

Sondazh

Poll

Politike 27 Janar 2026, 10:16 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko Peleshi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme. Në seancën e sotme pritet që diskutohen ndryshimet...