Politike

"Koçiu të ngrinte kokën e të jepte llogari"/ Blushi: Prangosët një minoren dhe helmuat qytetarë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Koçiu duhet të dalë dhe të japë shpjegime pse në protestën e opozitës u arrestua një minoren. 

27 Janar 2026, 10:36 Nga I.A
"Koçiu të ngrinte kokën e të jepte llogari"/
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka kërkuar llogari nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu në lidhje me dhunën e policisë ndaj protestuesve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Koçiu duhet të dalë dhe të japë shpjegime pse në protestën e opozitës u arrestua një minoren. 

"Hiqni dorë dhe tërhiqni nga rendi i ditës pr.ligje që mbrojnë interesat mafioze të Edi Ramës. Hiqni nga rendi i ditës pr.ligjet e lobimeve, që s’ka interes publik, është pr.ligji i Mcgonigal. Hiqni ndryshimet nga kodi Penal. Prisja sot që ministrja e Brendshme të ngrinte kokë dhe të dilte aty dhe të jepte llogari. Molotovin po e sillini ju në këtë sallë. Sot në burgjet tuaja janë protestues paqësor. Si ka mundësi që keni arrestuar një minoren? Helmuat qytetarë të pafajshëm, protestues paqësor. Kjo duhet të jetë çështja kryesore e rendit të ditës," tha Blushi./Dosja.al

tedi blushi seance plenare 27 janar 2026

Sondazh

Poll

Politike 27 Janar 2026, 10:16 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Niko Peleshi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme. Në seancën e sotme pritet që diskutohen ndryshimet...