Politike

Netanyahu: Marrëdhëniet Shqipëri- Izrael janë më të mira se kurrë në nivel qeveritar dhe personal

Gjatë fjalës së tij, Netanyahu e quajti strehimin e mijëra hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, akt heroik që tregon vlera të pashembullta të vendit tonë.

26 Janar 2026, 19:10 Nga E. D
Netanyahu: Marrëdhëniet Shqipëri- Izrael janë më
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit janë më të mira se kurrë në nivel qeveritar dhe personal. Gjatë fjalës së tij, Netanyahu e quajti strehimin e mijëra hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, akt heroik që tregon vlera të pashembullta të vendit tonë.

Në fund, Kryeministri izraelit tha se Rama ka lidhje unike me shtetin e Izraelit, por ajo çfarë njerëzit dinë më pak, është që Kryeministri është një piktor i mrekullueshëm. Ndër të tjera, Netanyahu shtoi se Shqipëria e kupton Izraelin dhe Izraeli Shqipërinë dhe sipas tij, shtetet e vogla luftojnë për ekzistencën e tyre dita-ditës.

"Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe e shtetit të Izraelit janë më të mira se kurrë në nivel qeveritar dhe personal. Kur shoh sot dy kokat e shqiponjës që shohin në drejtime të ndryshme si shembull i së shkuarës dhe së ardhmes, shoh po kështu diçka që simbolizon në shikimin nga e ardhmja, bashkëpunimin që bëhet më i fortë, miqësinë, sigurinë mes dy vendeve tona. Do doja t’ju thoja që qeveria e Shqipërisë po hap krahët ashtu si shqiponja në flamurin tuaj. 

Kam vizituar shumë vende, jam takuar me shumë liderë, pikërisht ata shohin interesin e vet, por këtu ka diçka më të thellë dhe ndodh kështu vetëm me liderë të veçantë, ndodh me ju. Kjo është empati e thellë që ju vjen prej zemre, ndihet në ajër, njerëzit e ndjejnë këtë empati të thellë që ju vjen nga zemra. Kjo natyrisht reflekton edhe popullin tuaj. Shqipëria e kupton Izraelin dhe Izraeli Shqipërinë. Shtetet e vogla luftojnë për ekzistencën e tyre dita-ditës, nënkuptoj edhe ekzistencën e jetës. Kemi shumë armiq dhe shumë shtete që nuk janë miqësore me ne.

I dashur Edi, si patriot shqiptar ju i njihni dhe i vlerësoni këto përpjekje. Në Shqipëri ka shumë heronj, së pari heroi juaj kombëtar që luftoi në shekullin e 15 kundër perandorisë otomane. Ne po punojmë për të ndaluar fuqinë e rrjeteve të së keqes që janë në rrënjë më të thella dhe tashmë duhet të kthejmë sytë nga e ardhmja dhe Hamasi duhet të ndalet dhe do të ndodhë se, siç miku ynë Donald Trump ka thënë, do të ndodhë me hir e pa hir të çarmatoset.

Shqipëria ishte ishulli i pavarësisë në oqeanin e së keqes. Ju dhënë atë për këto akte heroike, tregojmë vlerat më të mëdha të atij vendi që nderon miqtë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria përjetoi kohë të vështira. Zyrtarisht Izraelin e njohu në 1996, por regjimi komunist ishte armiqësor dhe nuk e lejoi Shqipërinë të ndërtonte marrëdhënie demokratike me Izraelin. Fatmirësisht, 35 vite më parë u vendosën marrëdhëniet diplomatike, gjërat ecën hap pas hapi, këto vitet e fundit hapat e jashtëzakonshëm janë marrë falë jush. Shqipëria që ju po drejtoni është kopështi i gjallë i Europës dhe që ka sukses.

Frymëzimi juaj estetik po e bën Shqipërinë tuaj më të bukur. Duhet të shkoni në Shqipëri. Në fakt kemi parë broshura shumë të bukura që vijnë edhe për vendet e tjera, por kemi një lidhje të veçantë me Shqipërinë. I dashur Edi, i dashur mik, ju keni një lidhje unike me shtetin e Izraelit, por ajo çfarë njerëzit dinë më pak, është që jeni një piktor i mrekullueshëm. Nuk është thjesht vizatim skicash, ai pikturon, kombinimi i ngjyrave është i pabesueshëm", tha Netanyahu/Dosja.al

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll