Politike

"Kemi ndërprerë edhe lidhjen më të hollë me regjimin e Khameneit"/ Rama: U këshilluam nga miqtë tanë të mos reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama theksoi se vendi i rezistoi sulmeve iraniane në infrastrukturën digjitale.

26 Janar 2026, 16:35 Nga E.d
"Kemi ndërprerë edhe lidhjen më të hollë me
Edi Rama

IZRAEL- Lideri i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka ndërprerë edhe lidhjen më të hollë me regjimin e Khameneit. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama theksoi se vendi i rezistoi sulmeve iraniane në infrastrukturën digjitale. Sipas tij, vendi u këshillua nga 'miqtë' që mos të reagojë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit.

“Këtë e kemi bërë dhe me kombe të tjera, kjo është arsyeja që i kemi dhënë dhe mijëra iranianëve strehim dhe mbrojte, nuk është diçka qe e kemi bërë pa risk, dhe nuk është pa risk edhe sot. Të strehosh një qenie tjetër njerëzore që është në rrezik nuk është një veprim që nuk paraqet rrezik, përkundrazi. Ne i rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj që mos të reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit sepse ata janë të mëdhenj.

Ne kemi ndërprerë dhe lidhjen më të hollë që kishim me regjimin dhe kemi mbyllur çdo lidhje me ta. Nuk e kam të shkruar këtu, dhe dua të them këtë, bashkëshorti i dikujt që është grek, por me origjinë iraniane na tregoi për krimet e ndodhura ditë më parë në Iran ku tregjet janë rrethuar nga vrasës. Teksa media po flet për rreth 30 mijë të vrarë, nuk po shohim protesta rreth e përqark Evropës kundër regjimit të Ajatollahëve”, tha Rama./Dosja.al

edi rama izrael parlament

Sondazh

Poll