Politike

Skema Kombëtare 2026/ Ministri Salla takim me fermerët në Vlorë: Do të vlerësohet çdo sugjerim i tyre

Gjatë një prononcimi për mediat, Salla u shpreh se ka nisur një tur me takime në të gjithë vendin për të dëgjuar fermerët rreth skemës kombëtare për problematikat, shqetësimet dhe për ato që ata sugjerojnë.

26 Janar 2026, 18:19 Nga E.d
Skema Kombëtare 2026/ Ministri Salla takim me fermerët në
Andis Salla

VLORË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët në qytetin e Vlorës. Gjatë një prononcimi për mediat, Salla u shpreh se ka nisur një tur me takime në të gjithë vendin për të dëgjuar fermerët rreth skemës kombëtare për problematikat, shqetësimet dhe për ato që ata sugjerojnë.

Ai tha se po merret mendimi i çdo fermeri dhe më pas do të vlerësohet çdo sugjerim sipas buxhetit. Në fund, Salla tha se pas përfundimit të takimeve, do të dilet me një skemë të re, në të cilën do të reflektohen edhe sugjerimet e fermerëve.

'Kemi nisur një tur me takime në të gjithë vendin për të dëgjuar fermerët rreth skemës kombëtare për problematikat, shqetësimet dhe për ato që ata sugjerojnë. Ne po i marrim mendimin çdo fermeri dhe më pas do ta vlerësojmë çdo sugjerim edhe sipas buxhetit. Pasi të përfundojmë të gjitha takimet do të dalim me një skemë të re, në të cilën ku do të reflektohen edhe sugjerimet e fermerëve', tha ai./Dosja.al

andis salla vlorë fermerë

Sondazh

Poll