Politike

VIDEO/ Bojkotohet fjalimi i Ramës në Parlamentin izraelit, deputetë arabë nga tre parti të ndryshme largohen nga salla: Le të mjaftohet me praninë e...

Siç shihet edhe në pamje, përveç karrikeve bosh, teksa Rama po përshendetej me Kryeministrin Benjamin Netanyahun, u regjistrua edhe një bojkot i qëllimshëm politik.

26 Janar 2026, 17:48 Nga E. D
VIDEO/ Bojkotohet fjalimi i Ramës në Parlamentin izraelit,
pamjet

IZRAELIT- Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim sot në Parlamentin izraelit Knesset, ku bëri falenderime të shumta për mikpritjen. Por ajo që ra më së shumti në sy janë karriget bosh në sallë. Siç shihet edhe në pamje, përveç karrikeve bosh, teksa Rama po përshendetej me Kryeministrin Benjamin Netanyahun, u regjistrua edhe një bojkot i qëllimshëm politik.


Deputetë arabë nga tre parti të ndryshme u larguan nga salla, duke mos marrë pjesë në seancën e posaçme të organizuar në nder të Kryeministrit të Shqipërisë. Gjithashtu një burim nga radhët e partive arabe, i cituar nga media lokale, është shprehuar në mënyrë ironike për vizitën e Kryeministri Rama: “Le të mjaftohet me praninë e ‘Otzma Yehudit’ dhe ‘Sionizmit Fetar’.”/Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll