Politike

"Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu"/ Rama në Knesset-in izraelit: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

Nga parlamenti izraelit, Rama deklaroi se humbja e jetëve palestineze u konvertuan në sistemin e mendjeve më të ligat.

26 Janar 2026, 16:24 Nga E.d
"Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu"/ Rama në

IZRAEL- Kryeministri Rama u ndal tek lufta në Gaza, për të cilën tha se tunelet e torturës në Gaza duhet të ruhen si dëshmi paqeje. Nga parlamenti izraelit, Rama deklaroi se humbja e jetëve palestineze u konvertuan në sistemin e mendjeve më të ligat. Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria dokumentohet si një vend strehë për hebrenjtë.

Edi Rama: Nga të pafundmet tunele që Hamasi ndërtoi pas 7 tetorit ku izraelitët u torturuan dhe u kthyen në replika të shekullit 21, do të qëndrojnë si dëshmi e paqes mes dy shteteve të ardhshme. Do të qëndrojnë si tunele të kujtesës dhe të shërimit. Humbja e jetëve palestineze u konvertuan në sistemin e mendjeve më të ligat. Ku tullat ishin trupa njerëzit, do të qëndrojnë si qirinj të trupave të harruar. Për të mos krijuar asnjë paralelizëm të shkatërrimit industrial hebre dhe vuajtjeve të regjimit tonë komunist, ju siguroj se shqiptarët dhe Shqipëria ju vlerësojnë për kurajon.

Familje që kërkonin strehë në vendin tonë, kur u Evropa u kthye sërish në një nga impulset e saj më të rënda dhe më të thella, në vitet ’30. Shqipëria dokumentohet si një vend strehë për hebrenjtë. Realiteti fetar në Shqipëri, ku feja nuk vendos besimin civil. Shqipëria shkoi as sa njohu Shabatin si të drejtë të komunitetit hebre. Gjatë Holokaustit, kërkoi një listë të hebrenjve kreu i vendit tonë i tha se mund të merrni varkat, por jo hebrenjtë./Dosja.al

edi rama izrael gaza

Sondazh

Poll