Politike

"E dija që të flisja këtu do ishte si një provim"/ Rama në parlamentin izraelit: Po më dridhen gjunjët...

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama shprehu mirënjohje ndaj mënyrës së si u prit gjatë vizitës së tij në Izrael.

26 Janar 2026, 16:40 Nga E.d
"E dija që të flisja këtu do ishte si një provim"/
Edi Rama

IZRAEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndihet si në një provim, pasi po flet përballë Netanjahut, të cilin e konsideroj si një nga 5 folësit më të mirë në botë. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama shprehu mirënjohje ndaj mënyrës së si u prit gjatë vizitës së tij në Izrael.

Rama: Po qëndroj në një foltore ku shumë të ftuar të tjerë kanë qëndruar para meje. Më duhet të rrëfehem se e kam të vështirë të besoj që meritoj një pritje të tillë. Por jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bën për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i izraelit.

Të nderuar folës, kryeministër, zonja dhe zotërinj, nuk po gjej fjalët më të mira për t’ju adresuar dhe të shpreh emocionet e vërteta. Ndjej në këtë vend të veçantë të rëndësishëm t’ju them se nëse Mossad nuk iu ka informuar, po ju informoj se gjunjët po më dridhen.

Ka një arsye se pse, e dija që të flisja këtu do të ndihej si një provim për të folur përballur një nga 5 folësve më të mirë në botë, të paktën e listës sime, zoti Netanjahu. Falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë. Mirënjohja ime më e thellë që më pritët sot këtu. Nuk mund të isha më mirënjohës se kaq./Dosja.al

edi rama irael parlament

Sondazh

Poll