Politike

Arrestimi i Ilir Metës/ Blushi: Rrëmbim mafioz! As regjimi i Putin nuk e ka arrestuar Navalnyn në mënyrë kaq barbare

Në një komunikatë për mediat, Blushi u shpreh se kanë kaluar 15 muaj nga rrëmbimit terrorist i Metës dhe drejtësia vijon të heshtë me vetëdije.

26 Janar 2026, 18:04 Nga E.d
Arrestimi i Ilir Metës/ Blushi: Rrëmbim mafioz! As regjimi i Putin nuk
Foto ilustruse

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka deklaruar se ish presidenti  Meta është keqtrajtua më keq se Aleksei Navalnyn. Në një komunikatë për mediat, Blushi u shpreh se kanë kaluar 15 muaj nga rrëmbimit terrorist i Metës dhe drejtësia vijon të heshtë me vetëdije.

Sipas tij, kjo vërteton edhe njëherë se jemi përpara një situate krejt të paprecedent dhe shumë të rrezikshme për një shtet të së drejtës. Deputeti tha se as regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn, në mënyrë kaq brutale, barbare dhe mafioze.

“Kanë kaluar 15 muaj nga krimi shumë i rëndë shtetëror i rrëmbimit terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë dhe drejtësia vijon të heshtë me vetëdije. Kjo vërteton edhe njëherë se jemi përpara një situate krejt të paprecedent dhe shumë të rrezikshme për një shtet të së drejtës, e pakrahasueshme edhe me atë që ndodh në vende diktatoriale apo regjime autokratike. As regjimet më autoritare nuk i kanë lejuar vetes akte të tilla kriminale. As regjimi i Vladimir Putinit nuk e ka arrestuar Aleksei Navalnyn në këtë mënyrë, në mënyrë kaq brutale, barbare dhe mafioze.

Përkundrazi, siç mund ta konstatoni lehtësisht regjimi autoritar i Putinit u kujdes në dukje të arrestonte Navalnyn me forca të rregullta policie, të identifikuara, që i paraqitën atij një urdhër-ndalimi, i lejuan të drejtën të prononcohej edhe për mediat e të takonte bashkëshorten e tij, u shoqërua pa dhunë, pa u tërhequr zvarrë, pra formalisht me procedura të rregullta. Por përpjekja për të mbuluar dhe për të kaluar në heshtje rrëmbimin mafioz të Ilir Metës, nuk mund të ndodhë dhe nuk mund të amnistohet kurrë" tha ai./Dosja.al

tedi blushi ilir meta pl

Sondazh

Poll