Politike

Rama në parlamentin izraelit: Do të hapim muzeun për veprat që shqiptarët kanë bërë për të shpëtuar hebrenjtë

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama u shpreh se Shqipëria ka disa fe, ku të gjithë gëzojnë një bashkëjetesë fetare.

26 Janar 2026, 16:22 Nga E.d
Rama në parlamentin izraelit: Do të hapim muzeun për veprat
Edi Rama

IZRAEL- Lideri i qeverisë tha se së shpejti do të hapet muzeu, ku do të paraqiten veprat që shqiptarët kanë bërë për të shpëtuar hebrenjtë. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama u shpreh se Shqipëria ka disa fe, ku të gjithë gëzojnë një bashkëjetesë fetare. Ai tha se Shqipëria është i vetmi në vend, që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor.

“Për tu kthyer tek fjalimi dhe zgjidhja ime për tu prezantuar me fjalët e një lideri arab, kam mësuar se unë nuk jam një mysliman, jam katolik por gjysma ime më e mirë është myslimane. Paraardhësit tanë janë krishterë-ortodoksë. Nuk do të ishte një çudi që nëse djali im do të zgjidhte besimin hebre, por do të ishte po ashtu shumë pozitive të ishte mysliman apo i krishter.

Kjo është një histori normale shqiptare. Ne kemi disa religjione, që e festojmë dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Populli im me këto besime priti Papa Françeskun. Ati i shenjtë Françesku nuk e quajti bashkëjetesë fetare realitetin e Shqipërisë, por një bashkëvllazëri.

Me të njëjtën krenari do të hapim muzeun për veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë. Të rinjtë tanë dhe vizitorë e vendit tonë, kushdo që të vijë nga të rinjtë tuaj, që janë rritur me hapa dhe % të larta, do të shohin këtë frymë dhe se çfarë është bërë për hebrenjtë. Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor më shumë sesa kur nisi lufta”, tha Rama./Dosja.al

 

izrael parlament edi rama

Sondazh

Poll